Kjo ndodhi në Kosovë: E stolis Golf 2-shin sikur bredhin e Vitit të Ri

Tashmë kur janë afruar festat e Vitit të Ri, dhe gjithçka po fillon të marrë pamje festive, një kosovar është kujdesur që këtë ta bëjë edhe në veturën e tij.

Ai e ka stolisur veturën e tipit Golf 2, me drita sikur të jetë bredh i Vitit të Ri.

Në një fotografi të publikuar në grupin “Meraklitë e Kerreve”, shihet vetura e stolisur me drita, e cila ka marrë vëmendjen e anëtarëve të grupit.