Kjo metodë ju ndihmon nëse doni flokë me më shumë volum

Xhelatina është shumë e pasur me proteina. Prandaj është një nga përbërësit më të mirë për një maskë për flokë, për t’i trashur dhe forcuar flokët e holla dhe të dëmtuara. Përzieni ujin, xhelatinën dhe disa pika vaji esencial, më pas aplikojeni këtë maskë në flokët tuaja dhe bëni masazh kokës. Prisni disa minuta dhe lani flokët me ujë të ftohtë.