Kjo është shuma që Kylie Jenner dhuroi për Australinë

Kylie Jenner ka dhuruar 1 milion dollarë për t’i luftuar zjarret në Australi, pas akuzave për hipokrizi.

Në përpjekjen për të ndihmuar Australinë, Kylie Jenner ka dhuruar 1 milion dollarë (762.000 funta), pas akuzave për hipokrizi, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.

Yll i “Keeping Up With Kardashian” postoi disa imazhe për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me numrin në rritje të kafshëve të ngordhura në Australi.

Ajo ishte zemërthyer kur dëgjoi se gjysmë miliardë kafshë kanë ngordhur, por vazhdoi të postojë storie të vetes.

Një burim i “People” ka thënë se ajo në vend të përgjigjes së kritikave të fansave, ka zgjedhur të dhurojë donacion.

Ky veprim i Kyliet vjen pas një postimi të Kim Kardashian ku bënte thirrje që të ndihmohet Australia dhe u kritikua pse familja Kardashian-Jenner nuk dhurojnë asnjë qindarkë.