Presidenti i Iranit: Këmbët e SHBA-së do të këputen nga rajoni

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka bërë një reagim të ashpër ndaj SHBA-së.

Presidenti iranian Hassan Rouhani paralajmëron SHBA-në se forcat e saj do të largohen nga Lindja e Mesme pas vrasjes së Qasem Soleimani.

“Ju keni prerë dorën e Soleimanit nga trupi i tij, këmbët tuaja do të këputen nga rajoni”, citojnë mediat iraniane Rouhanin nga takimi i kabinetit, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Reagimi nga Rouhani vjen pas atyre nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i cili tha se “vendi është i pajisur sot kundër ngacmuesve të botës”.