Kjo është shuma që dhuroi Gjyste Vulaj për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Edhe Gjyste Vulaj ka dhënë kontributin e saj për Shqipërinë.

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ua mori jetën shumë personave dhe shkaktoi dëme të mëdha material, shkruan lajmi.net.

Shqiptarët anë e mbanë botës u mobilizuan për t’iu dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Një kontribut të madh e kanë dhënë edhe komuniteti i artistëve, si me veshmbathje e ushqim, ashtu edhe me para.

Këngëtarja Gjyste Vulaj ka dhuruar 3 mijë dollarë në “Fundjavë Ndryshe”, kontribut ky për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.

Përmes një postimi në Instagram, Emina Çunmulaj e falënderoi publikisht Gjysten për kontributin e dhënë.