Rita Ora ka bërë ndryshimin e papritur në pamje.
Rita Ora ka befasuar të gjthë me ndryshimin e ri në pamje, e që ishte prerja e flokëve në një stil që nuk jemi mësuar ta shohim, shkruan lajmi.net.
Ajo publikoi disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat shfaqet duke pushuar në shtëpi, për shkak se nuk është mirë me shëndet.
“Jam sëmurë, por gjithashtu kam prerë flokët. Ti mbaj?”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kujtojmë se Rita Ora së fundi ka performuar në koncertin e përvjetshëm “Jingle Bell Ball”, organizuar nga Capital FM.