Kina regjistron rreth 37 milionë të infektuar me Covid në një ditë

Rreth 37 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me COVID-19 në një ditë të vetme gjatë kësaj jave, sipas mediave të huaja, duke cituar vlerësime nga agjencia më e lartë shëndetësore e qeverisë.

Rreth 248 milionë njerëz, ose gati 18% e popullsisë, mund të jenë infektuar me virus në 20 ditët e para të dhjetorit.

Kina, megjithatë, pritet të përballet me probleme të mëdha pas lehtësimit të masave.