Kina racionon naftën pas rritjes së çmimit

Pikat e karburantit në shumë pjesë të Kinës janë nisur racionimin e naftës pas rritjes së çmimit dhe dështimit me furnizim.

Disa drejtuesve të kamionëve po u duhet që të presin me ditë të tëra për t’i furnizuar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kina tash për tash është në mes të një krize masive me energji, pasi që mungesat e qymyrit dhe gazit natyror kanë mbyllur fabrika dhe kanë lënë mori shtëpish pa energji.

Dhe kjo çështje ka të ngjarë që të kontribuojë në një krizë të vazhdueshme globale të zinxhirit të furnizimit.

“Mungesat aktuale të naftës duket se po ndikojnë tek bizneset e transportit në distanca të gjata, të cilat mund të përfshijnë mallra të destinuara për tregjet jashtë Kinës”, ka thënë Mattie Bekink, Drejtor në Njësinë Ekonomike të Inteligjencës.