Një ndërprerje masive e shërbimeve të Microsoft, përfshirë Outlook, Teams dhe Copilot, ka shkaktuar probleme serioze në funksionimin e institucioneve shtetërore, spitaleve dhe kompanive në mbarë botën.
Sipas BBC-së, ndërprerja zgjati mbi dhjetë orë, ndërsa problemet u përhapën në 74 shtete. Platforma Downdetector regjistroi afro 140 mijë raportime për defekte vetëm në Outlook.
Microsoft përjashtoi dyshimet për sulm kibernetik, duke ia atribuuar problemin mbingarkesës së infrastrukturës dhe ndërprerjes së papritur të disa serverëve.
Pasojat u ndien edhe në institucionet amerikane dhe australiane, ndërsa ekspertët paralajmëruan për varësinë e madhe të shërbimeve globale nga infrastruktura e Microsoft.
Ndërkohë, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga mashtrimet në internet, pasi persona të panjohur po shfrytëzojnë situatën duke ofruar mbështetje të rreme teknike për vjedhjen e të dhënave.



