PE: Të luftohet krimi i organizuar në Ballkan

Flags waving in front of the European Parliament in Strasbourg

PËR TË PASUR SUKSES LIPSET MBËSHTETJE FINANCIARE

Në një raport mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët u kërkuan qeverive në rajon të rrisin përpjekjet e tyre për avancuar me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja, sipas eurodeputetëve, duhet t’i mbështesë këto përpjekje përmes ndihmës financiare dhe bashkëpunimit praktik.

Në raportin e miratuar të martën nga Komiteti i Punëve të Jashtme thuhet see vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore.

Rajoni shërben si një korridor tranziti për emigrantët dhe refugjatët, si dhe vend i pastrimit të parave dhe trafikut të armëve të zjarrit.

Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në BE janë procese reciproke përforcuese, duke i kërkuar BE-së të përshpejtojë procesin e integrimit. Faktorët kryesorë që i bëjnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të prekshme, thotë raporti, janë mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina.

Në këtë kontekst, pasi izolimi inkurajon aktivitetet kriminale, eurodeputetët gjithashtu i bëjnë thirrje Këshillit që të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesa të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, duke e konsideruar si mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar, eurodepuetët duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të adresojnë plotësisht mangësitë e sistemeve të tyre të drejtësisë, duke përfshirë kohëzgjatjen e procedurave ligjore.

Gjithashtu, dokumenti i miratuar nënvizon nevojën për të çrrënjosur lidhjet politike dhe administrative me krimin e organizuar përmes masave të qarta mbrojtëse kundër korrupsionit dhe ndjekjes efektive të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë./Klan Macedonia/