Kina ndërton në kohë rekord spitalin e dytë për trajtimin e koronavirusit

Një tjetër spital për trajtimin e koronavirusit pritet të inagurohet ditën e sotme në provincën e Ëuhan në Kinë.

Sipas mediave kineze, kompleksi spitalor përmban rreth 1600 shtretër si dhe në dispozicion të të infektuarve do të vendosen rreth 2000 mjekë.

I gjithë projekti i ndërtimit përfundoi brenda 10 ditëve ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, Kina ndërtoi një spital për 6 ditë, sërish e dizenjuar për trajtimin e koronvirusit.

Spitali i parë për trajtimin e koronavirusit në Kinë u hap javën e kaluar në një qytet afër Ëuhan, pasi punëtorëve dhe vullnetarëve ju deshën vetëm dy ditë për të shndërruar një ndërtesë boshe në një njësi emergjente me 1000 shtretër.

Projekti u përfundua brenda 48 orëve falë përpjekjes së përbashkët të stafit nga ndërmarrjet e ndërtimit, shërbimet komunale dhe policia paramilitare, tha autoriteti i qytetit.

Më shumë se 28 mijw njerëz në të gjithë botën tani konfirmohet se janë infektuar me koronavirus dhe 563persona kanë vdekur në Kinë.