​Haradinaj: Engel, mbrojtësi më i madh i kauzave tona të drejta

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Në Kongresin amerikan, drekë pune me mikun e madh të shqiptarëve dhe Kosovës, Kongresmenin Eliot Engel. Është fat i madh që kemi Kongresmenin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta. Me Kongresmenin Engel biseduam për progresin dhe sfidat e Kosovës. Kemi demokraci të konsoliduar mirë dhe duhet që bashkë me ShBA të ballafaqohemi me sfidat. RH.