Kina dërgon armë në Rusi?

A po shqyrton Kina shitjen e armëve Rusisë? Pekini do t’i duhet të mendojë dy herë për këtë, konstatojnë ekspertët. Por e mundur është…

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk la asnjë dyshim për pozicionin dhe reagimin e vendit të tij në rast të dërgesave të armëve nga Kina në Rusi. Nëse Kina mbështet agresionin rus me pajisje vdekjeprurëse ose angazhohet në evazionin sistematik të sanksioneve për të ndihmuar Rusinë, “do të ishte një problem serioz për të dy vendet tona”, tha ai pas një takimi të ministrave të Jashtëm të G20 në kryeqytetin e Indisë Delhi të enjten.

Blinken shpjegoi se këtë ia ka shpjeguar edhe ekspertit të politikës së jashtme kineze Wang Yi në kornizat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në shkurt. “E kam bërë të qartë se do të ketë pasoja për këto lloj veprimesh, nuk do të hyj në detaje, por sigurisht që kemi sanksione të llojeve të ndryshme që janë patjetër ndër gjërat që ne dhe të tjerët do t’i konsiderojmë. Shtetet e Bashkuara ndanë shqetësimet për dërgesat e armëve vdekjeprurëse me partnerët e tjerë, shtoi Blinken.

Indien | G20 Antony Blinken

Antony Blinken

Në deklaratën e tij qeveritare të enjten e kësaj jave në Bundestag, kancelari Olaf Scholz i bëri thirrje Kinës që të mos dërgojë armë në Rusi. “Përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të nxitur tërheqjen e trupave ruse dhe mos e furnizoni me armë Rusinë agresore,” i tha kancelari qeverisë në Pekin.

Sa të justifikuara janë paralajmërimet?

Megjithatë deri më tani, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë provë që do të vërtetonte shqetësimet e tyre. Nuk është regjistruar ende që Kina i ka dhënë ndihmë në pajisje vdekjeprurëse Rusisë, tha zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder në një konferencë për shtyp të ministrisë në fund të javës së kaluar. Megjithatë: “Ne gjithashtu zbuluam se Kina nuk e ka hequr çështjen nga tavolina.”