Kim Kardashian në një ndejë me shoqëri shijon natën e parë si beqare

Kim Kardashian, dukej mahnitëse derisa doli për herë të parë në darkë që kur bëri kërkesë për divorc nga Kanye West, transmeton lajmi.net.

40-vjeçarja shfaqi fizikun e saj të skalitur me një fustan të ngushtë, ndërsa shijonte një natë vajzash me motrën Kourtney, shoqen e saj më të mirë La La Anthony dhe ish ndihmësen, Stephanie Shepherd.

Kim mori plotësisht vëmendjen, teksa doli me një fustan ngjyrë të gjelbër tejet të ngushtë duke theksuar linjat e saj perfekte.

Beli i saj i hollë ishte theksuar po ashtu edhe të pasmet e formësuara ishin për t’iu komentuar.

Veshja e rehatshme e Kardashian duket se ishte bërë nga një material i tejdukshëm pasi që reçipetat e saj dalloheshin lehtë.

Flokët e saj ngjyrë kafe ishin të ndara në mes dhe të shndërruara me kaçurrela derisa i kishte lëshuar në shpinë.

Ylli i “Keeping Up The Kardashians”, kishte mbathur një palë sandale me ngjyrë të gjelbër kombinuar me fustanin bizhuteritë nuk i kishte lënë anash, bukuroshja kishte vendosur disa gjerdanë ari në qafë dhe një unazë.

Si çdoherë pothuajse, makijazhi i errët i preferuari i saj ishte ai që ia perfeksionoi dukjen./Lajmi.net/