KE-ja thirrje 6 shteteve: Hapni kufijtë!

Komisioni Evropian ka paralajmëruar gjashtë anëtarë të tij që të heqin disa nga kufizimet e tyre aktuale dhe masa të tjera kundër koronavirusit, pasi ato pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave më shumë sesa është e nevojshme.

Komisioni Evropian u ka dërguar letër gjashtë vendeve anëtare – Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Suedisë, Gjermanisë dhe Hungarisë, duke u kërkuar atyre që të lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Bashkimit Evropian në territorin e tyre.

“Ne besojmë se qëllimi që Gjermania ka ndjekur me justifikim – mbrojtja e shëndetit publik gjatë pandemisë, mund të arrihet me masa më pak kufizuese”, shkruajti Komisioni Evropian në një letër drejtuar ambasadorit gjerman në Bruksel Majkëll Klaus dhe ambasadorëve të pesë vende tjera.