Kim Kardashian edhe në “Met Gala” shfaqet e mbështjellur kokë e këmbë në rroba të zeza, por kësaj radhe edhe me Kanye West

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” përsëri është shfaqur me veshje interesante ashtu siç bëri në New York dy ditë më parë, shkruan lajmi.net.

Kim e cila që kur nisi karrierën në botën e shoubizit pëlqehet për asetet trupore këtë vit në eventin e madh të modës ka vendosur që të mos i ekspozojë ato.

 

Bukuroshja zezhkane është shfaq serish e mbështjellur me rroba të zeza kokë e këmbë, por kësaj radhe i veshur si ajo u shfaq edhe ish bashkëshorti i saj Kanye West.

 

Derisa prezente në “Met Gala” ishte edhe Kendall Jenner, theksojmë se Kylie këtë vit ka munguar duke mos treguar arsyen e mosprezencës së saj./Lajmi.net/