Këngëtarja shqiptare e njohur, Kida dhe reperi i njohur gjerman Samra kanë lansuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Tash e disa kohë dyshja kishin paralajmëruar këngën e re dhe më datën 21 pas mesnate u lansua teksa deri tani ka arritur të grumbullojë rreth 200 mijë klikime.
Videoklipi i kësaj kënge u xhirua në Dubai mes veturave luksoze dhe pamjeve mahnitëse të vendit.
Muzika erdhi nga MIXEY Music, tekstin e shkroi NUK dhe SAMRA kurse beat u krijua nga MIXEY dhe APOLLO./Lajmi.net/