Gjon Muharremaj falënderon të gjithë ata që ia bënë të mundur pjesëmarrjen në finale të “Eurovision”

Gjon’s Tears këngëtari shqiptar i cili po përfaqëson shtetin e Zvicrës në “Eurovision” ka hyrë në rrjete sociale për të bërë një falënderim, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar disa fotografi nga skena ku këndoi teksa zgjodhi disa fjalë të ëmbla për të falënderuar të gjithë ata që e sollën atë deri aty.

Gjon Muharremaj i cili është emri i vërtetë i artistit u shpreh se nuk kishte fjalë për përkrahjen që po pranon nga të gjithë dhe se dëshiron të dhurojë shumë përqafime për të gjithë.

Gjon do të performojë nesër në finale të “Eurovision” dhe publiku pret një performancë të mrekullueshme si ajo të cilën dhuroi dje./Lajmi.net/