Kjo ‘dhuratë’ nga këngëtarja do i pëlqej shumë atyre.
Kida në orët e vona të natës është futur në llogarinë e saj në Instagram për të shpërndarë një video me të cilën paralajmëron projektin e ri, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka ndarë disa skena nga klipi i ri i cili do të publikohet së shpejti, ajo nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me datën e lansimit apo a do jetë një bashkëpunim tjetër nga ana e saj.
Kujtojmë se muajin e kaluar Kida kishte publikuar këngën ‘Malli’ të cilën po ashtu e kishte punuar edhe me videoklip.