Gashi: Të gjithë treguan ngjyrat e tyre këtë vit

Duket se ky vit i ka ndihmuar Gashit t’i shohë njerëzit që e vlerësojnë vërtetë atë.

Ky vit ka qenë më i suksesshmi deri më tani për Gashin, dhe pas sukseseve të një pas njëshme në rrethin e tij këngëtari kishte edhe njerëz që e shikonin atë për interes, shkruan lajmi.net.

Kosovari para pak orëve ka ndarë disa imazhe në profilin e tij në Instagram ku i kishte bashkëngjitur edhe një shkrim në të cilin thotë “Të gjithë treguan ngjyrat e tyre këtë vit, më nevojitej kjo”.

Kujtojmë se muaji i kaluar sa i përket jetës profesionale ishte shumë i ngarkuar për të pasi kishte udhëtuar thuajse gjithë Evropën për të përfunduar turneun koncertal. /Lajmi.net/