Khedira: Jam i hapur për sfidën e radhës

Gjermani nuk është në planet e Andrea Pirlos dhe pritet të shitet qysh në afatin dimëror, me Evertonin si favorit, transmeton lajmi.net.

Khedira gjithashtu ka pranuar se është i hapur për ndryshime sepse dëshiron të luaj më shumë.

“Jam i hapur për sfidën e re. Kam pasur kohë të vështirë dhe dua të luaj prapë futboll, të luftojë për tri pikë çdo javë. Këtë gjë po e pres”.

“Këtë moment ende kam fuqi dhe energji, pra nuk jam duke pritur verën, por dhjetorin ose janarin. Ndryshim është real, fokusim im i vetëm është aty”, deklaroi ai.

Këtë edicion mesfushori nuk ka bërë asnjë paraqitje dhe kalimi në Premierligë shihet si destinacioni i radhës sepse edhe trajneri Carlo Ancelotti ka pranuar se dëshiron të punojë prapë më të.