Bale dëshiron rikthimin të Real Madridi në verë

Uellsiani u rikthye të Tottenhami verën që kaloi, sidoqoftë nuk ka arritur të jetë në planet e Jose Mourinhos.

Sipas Diario AS, Bale ka dëshirën të rikthehet në Madrid verën e ardhshme dhe të përfundojë vitin e fundit të kontratës.

Mirëpo, rikthimi i tij do ndodh vetëm nëse trajneri Zinedine Zidane do largohet, meqenëse ky i fundit vazhdon të jetë i lidhur me largimin në muajt e ardhshëm.

Sidoqoftë, edhe nëse Zidane është në klub, Bale mund të rikthehet, por nuk dihet nëse do arrijë të jetë titullarë.

Nga ana tjetër, Reali shpreson ta shesë sa më parë ose t’ia vazhdojë huazimin sepse do të paguajë vetëm 50 për qind të pagës.