“Këto hip hop-in ku e mësuan?”, neser kënga më e re e Taynës

Ajo merr vëmendje me pothuajse cdo lëvizje të saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo ka publikuar disa imazhe nga prapaskena e këngës së saj. Ajo prej disa ditësh ka bërë paralajmërimin e këngës së re “OFG” që tashmë do të lansohet më 14 dhjetor (e martë).

“Këto hip hop-in ku e mësuan? 14.12 ‘OFG’”, kanë qenë fjalët e 24-vjeçares.

Imazhet mblodhën mijëra pëlqime e njëherësh edhe komente nga më të ndryshmet. “OFG” duket të jetë pjesë e albumit të ri të Taynës, nga i cili ditë më parë lëshoi një ‘intro’.

“Heroinat” titullohet kënga që e lansoi për 28 Nëntor, në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë./Lajmi.net/