Këta ishin 23 deputetët shqiptarë në Parlamentin e parë pluralist në Maqedoni (Emrat)

Sot është konstituuar përbërja e dhjetë e Kuvendit të Maqedonisë, kurse profesori Xheladin Murati na ka risjellur në kujtim 23 deputetët shqiptarë të përbërjes së parë të Kuvendit pluralist në Maqedoni. Murati, nënkryetar i parë shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, ka risjellur emrat e 23 deputetëve të parë të Kuvendit të konstituuar më 8 janar të vitit 1991.

Në këtë përbërje 17 deputetë ishin zgjedhur si kandidatë të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), një deputet si kandidat i Partisë Demokratike Popullore (PDP) dhe 5 kandidatë të përbashkët të PPD-së dhe PDP-së, gjë që e mundësonte sistemi i atëhershëm zgjedhor i shumicë, shkruan Gazeta Lajm

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të profesorit Xheladin Murati me emrat e deputetëve të parë, të radhitur sipas rendit alfabetik:

Më 8 janar 1991 u bë konstituimi i parlamentit të parë pluralist shumëpartiak (legjislatura e parë) me të cilën iu hap rruga demokracisë kundrejt komunizmit në Maqedoni.
Ishte një datë historike e fillimit të mbarësisë për shqiptarët e RMV-së për t’u çliruar nga komunizmi i egër.
Në këtë përbërje të parë të parlamentit pluralist morrë pjesë 23 deputet shqiptar nga PPD-ja dhe PP.
Këto 23 zëra elaboruan me përkushtim çështjen shqiptare në Maqedoni, përgatitën dokumente, projekte, ligje, propozime me të cilat e njohtuan opinionin e gjerë evropian dhe më gjerë për statusin dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.
23 zërat e demokracisë ishin:
Nga Tetova: Xheladin Murati, Vebi Xhemaili, Muhamet Halili, Avdi Murtezani, Hamit Aliu dhe Abdurahman Aliti.
2.Nga Shkupi: Eshref Aliu, Naser Ziberi, Naif Mustafa, Shaban Prevalla, Ismet Ramadani, Asllan Selmani, Agim Fazliu.
3.Nga Gostivari: Neim Selmani, Xhelil Tairi, Sejfedin Haruni, Nexhadin Xhaferi, Zudi Emini dhe Ferid Sadiku.
4.Nga Dibra: Gazmend Ajdaraga,
5.Nga Struga: Mersim Pollozhani,
6.Nga Kërçova: Olloman Sulejmani,
7.Nga Kumanova: Hisni Shaqiri.