Labinot Gashi apo shkurt Labi njihet si njëri ndër moderatorët më të suksesshëm në botën e ekranit.
Prezenca e tij tash e sa vite në televizionet tona, krijon përshtypjen thuajse jemi rritur me emisionet e tij, shkruan “Kosovarja”.
Labi shpesh na ka prezantuar edhe me familjen e tij, siç dihet ai është i martuar me Qendresa Bajramin me të cilën kanë një vajzë të quajtur Rroa.
Por, në media shpesh janë përmendur edhe emri i motrës së tij Agnesës dhe vëllait Atdheut.
Agnesa dhe Atheu shihet se janë të lidhur shumë me njëri-tjetrin. Së fundmi, shihen duke kaluar kohë të mirë së bashku, madje edhe po ndajnë video duke u argëtuar me efektet e ‘snapit’.
Eh, po momente të tilla s’ka më mirë se ti ndash me motrën apo vëllaun./Kosovarja/.