“Ngecin” hetimet për tërmetin, prokuroritë nuk kanë inxhinierë

 

 

Kur kanë kaluar kaluar më shumë se dy javë nga tërmeti i 26 nëntorit, tre prokuroritë të cilat kanë nisur hetimet për pasojat e tërmetit po hasin vështirësi në gjetjen e ekspertëve. Ky shqetësim i është ngritur edhe Prokurorit të Përgjithsëm, Olsian Çela, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të kontaktimit të ekspertëve të huaj.

Në hetimet për tërmetin mund të angazhohen edhe ekspertë të huaj të cilët do të kryejnë ekspertizën e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Burime nga grupi i prokurorëve kanë bërë të ditur për RTV Ora se deri tani kanë mundur të gjejnë vetëm një ekspert, i cili nuk ka konflikt interesi, që ishte angazhuar nga prokuroria për të kqyrur pallatet e dëmtuara dhe do të përpilojë raportin për t’ia dërguar prokurorisë.

Por vetëm një person e ka të pamundur të kryejë një punë voluminoze. Shqetësimi i është ngritur edhe prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë edhe për eskpertë të huaj.

Ndërkohë prokuroria ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për objektet në Polici dhe në Bashki, ndërsa oficerët e policisë gjyqësore janë angazhuar në vendngjarje, duke kryer kqyrjen e çdo objekti si ato që do të rikostruktohen dhe ato për të cilin është marrë vendimi për shembje.

Ndërsa në prokuroritë e tjera si Durrësi dhe Tirana ka filluar marrja në pyetje e personave të shpëtuar nga tërmeti, por edhe të personave që dyshohet se kanë përgjegjësi për prishjen e godinave.

Ndërkohë mësohet se hetimi ka vështirësi dhe konkludimi për fajësinë e personave përgjegjës do kohë që të dalë ne një konkluzion.