Këshilltari i Pacollit, kosovari i parë që i shkoi Abazoviqit në zyrë për urim?

Naim Murseli, këshilltar i Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka uruar Dritan Abazoviqin për zgjedhjen e tij, si i pari i Malit të Zi.

Murseli thotë se me ftesë të Abazoviqit shkoj në Podgoricë për ta uruar teksa u bë edhe mysafiri i tij i parë nga Kosova që nga dje kur mori detyrën e re, njofton Klankosova.tv.

“Me ftesë të Kryeministrit Dritan Abazoviç, sot në Podgoricë urova atë për postin e tij historik, si shqiptari i parë Kryeministër në vend. I lumtur të jam mysafiri tij i parë nga Kosova. 🇽🇰 🇲🇪”, ka shkruar Murseli në Facebook.