Gjykata e Lartë ia vërtetoi Gruevskit dënimin për rastin “Dhuna në Qendër”

Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën që ka parashtruar ish-kryeministri i dënuar në rastin “Dhuna në Kuvend”.

Sipas vendimit gjyqësor, është hedhur poshtë kërkesa e Gruevskit për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit për rastin “Dhuna në Qendër”.

Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi se Gjykata e Lartë ka dorëzuar një vendim me të cilin kërkesa e Gruevskit, e paraqitur përmes avokatit të tij, “refuzohet si e papranueshme”.

Kujtojmë se për këtë rast Gruevski u dënua për shkak të protestave para objektit të Komunës Qendër në vitin 2013, që për pak nuk u shndërruan në dhunë serioze.

Me të njëjtin aktgjykim janë shpallur fajtorë edhe ministri i atëhershëm i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë.