Këshilli shtetëror i Turqisë do të prononcohet për statusin e “Shën Sofjes”

Këshilli shtetëror që është që është gjykatë e lartë administrative në Turqi, sot do të prononcohet për çështjen e hapjes së tempullit Shën Sofja në Stamboll për rite fetare myslimane, njoftuan mediat turke.

Gazeta” Jeni Shafak” shkruan për “dy formula për Shën Sofjen”.

Sipas mediumit, shqyrtohen dy mundësi për veprim në rast se kërkesa refuzohet nga Këshilli i shtetit. E para – me dekret presidencial Shën Sofia sërish të bëhet xhami. Sipas formulës së dytë, presidenca do ta dërgojë vendimin e gjykatës në Drejtorinë e përgjithshme të fondacioneve, duke kërkuar “që të bëhet ajo që është e nevojshme”. Drejtoria e fondacioneve është institucion qeveritar që administron dhe mbikëqyr fondacione fetare. Në të dy variantet, presidenti Rexhep Taip Erdogan do të ketë fjalën vendimtare”, shkruan Jeni Shafak.

Mediat turke dje njoftuan se tashmë është sjellë vendim se shndërrimi i kishës Shën Sofja në Stamboll në muze në vitin 1943 ka qenë e kundërligjshme, deklaruan dy përfaqësues zyrtar anonim.

Nëse gjykata sjell vendim të tillë sot, atëherë trasohet rruga Shën Sofja të shndërrohet në xhami.

Shën Sofja ishte kisha më e madhe e krishterë, e ndërtuar në shekullin e gjashtë nga bizantinët, ndërsa në xhami ishte shndërruar pasi osmanlinjtë e pushtuan Carigradin, Stambolli i sotëm, në vitin 1453. Statusi i objektit fetar në muze ishte ndryshuar me dekret në vitin 1934 nga ish presidenti turk Mustafa Kemal Ataturk. Në vitin 1985 është pranuar si monument i Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-s.

Para zgjedhjeve të vitit të kaluar presidenti Rexhep Taip Erdogan e paralajmëroi mundësinë që Shën Sofja të shndërrohet në xhami. Kundërshtarët thonë se statusi aktual i muzeut është një simbol i kushtetutës laike të Turqisë.

Shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushoglllu paraprakisht deklaroi se statusi i Shën Sofjes është çështjet e sovranitetit nacional.

Planet turke për Shën Sofjen nuk hasën në miratim nga SHBA, Rusia, Grqia dhe autoritetet kishtare./MIA