Eksperti turk: ​​Temperaturat e larta nuk do ta shkatërrojnë virusin Kovid-19

epa08343138 A health worker checks the temperature of a driver who has permission to enter Istanbul on the D-100 state road of Istanbul, Turkey, 04 April 2020. Turkish President Erdogan announced on 03 April the shutdown of borders of 31 cities in a bid to halt the spread of coronavirus. Turkey suspended all international flights and all inter-city travels are subject to local authorities' permission as part of measures to prevent the spread of the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. EPA-EFE/ERDEM SAHIN

Nëse temperaturat e larta mund të shkatërrojnë virusin, ne nuk do të mund të shihnim se si përhapet në Arabinë Saudite dhe Afrikë, tha Rexhep Tekin, ekspert për sëmundjet infektive dhe mikrobiologji klinike në Universitetin “Dikle” në Turqi.

Sipas tij, temperaturat më të larta nuk do të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

“Nëse mbani distancë sociale dhe mbani maskë, shkalla e përhapjes së sëmundjes mund të zvogëlohet, por vetëm temperatura e verës nuk është e mjaftueshme”, tha eksperti për Agjencinë e Anadollit.

Duke e theksuar klimën e nxehtë mesdhetare në jug të Turqisë, Tekin vuri në dukje se numri i rasteve atje është rritur kohët e fundit, pavarësisht motit të ngrohtë.

Duke theksuar se do të ketë ditë më të ngrohta në javët në vazhdim, ai tha se njerëzit nuk duhet të sillen në mënyrë të papërgjegjshme, duke u mbështetur vetëm në nxehtësi, por duhet të mbajnë maskë, ta praktikojnë distancën fizike dhe t’i lajnë dhe dezinfektojnë duart e tyre.

Deri më sot, Turqia ka regjistruar gjithsej 5.222 raste të vdekjes nga koronavirusi, ndërsa më shumë se 187.511 njerëz janë shëruar nga kjo sëmundje. Aktualisht janë mbi 208.938 raste të konfirmuara në vend./MIA