Italia ndaloi hyrjen e 13 vendeve, mes tyre edhe Maqedonia e Veriut

epa08255616 Specialized staff carry out the cleaning and sanitization of train wagons at the Garibaldi train station in Milan, northern Italy, 28 February 2020. The sanitization is part of the measures Italian authorities have taken to contain the ongoing outbreak of the novel coronavirus Covid-19 disease. EPA-EFE/MARCO OTTICO

Italia nga sot ndalon hyrjen në territorin e saj për 13 vende për të cilët vlerësoi se kanë shumë raste të Kovid-19.

Në listën, e përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë, janë Armenia, Bahreini, Bangladeshi, Brazili, Bosnja e Hercegovina, Kili, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Omani, Panama, Peru dhe Republika Dominikane.

“Ndalesa vlen për të gjithë që kanë qëndruar në këto vende apo kanë kaluar nëpër ato gjatë 14 ditëve të fundit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Roberto Speranca.

Udhëtarët nga gjitha vendet tjera jashtë Unionit Evropian dhe Zonës Shengen mund të hyjnë në Itali, por pas testimit duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë.

“Pandemia është në fazën më të ashpër në të gjithë botën”, tha Speranca. /MIA