Kërkoi që Maqedonia të shpallet shtet shqiptar, “Levica” kërkon që Prokuroria ta ndjek penalisht Kasamin

Partia “E Majta” (Levica) ka kërkuar që Prokurori Publike të veproj dhe të ndjek penalisht kreun e komunës së Tetovës dhe të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për secesionizëm apo shkëputje të Maqedonisë.

“Personi i parë i Lëvizjes Besa duke uruar Ditën e Flamurit të Shqipërisë, dërgoi një mesazh të qartë irredentist, ku deklaroi se Maqedonia do të bëhet shteti i tretë shqiptar! Kjo deklaratë paraqet një lloj kulmi të një serie të gjatë qëndrimesh dhe veprimesh tejet nacionaliste, etnotribaliste dhe maksimalisht secesioniste të të ashtuquajturve parti politike shqiptare në Maqedoni me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar”, reagon E Majta dhe siç thuhet pret që Prokuroria Publike kësaj radhe të mos hesht.

Nga kjo parti i bënë thirrje siç thanë “patriotëve” nga DPMNE dhe “evropianëve” të SDS-së që ta dënojnë këtë deklaratë të Bilall Kasamit dhe t’u shpjegojnë qytetarëve maqedonas – si bëhet me këto parti politike shqiptare secesioniste, të cilat shprehin hapur qëndrimet e tyre për shkëputjen e Maqedonisë dhe krijimin e një Shqipërie të madhe.(INA)