Kërkohet paraburgim për shkupjanin që goditi me grushte ish gruan e tij

Prokuroria Themelore ka kërkuar nga Gjykata Penale që të shqiptojë paraburgim për 42-vjeçari nga Shkupi, pasi i njëjti sipas Prokurorisë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish gruas së tij, përcjell TV21. Ai në disa raste ka vazhduar ta kërcënoj me jetë të njëjtën.

“Më 10 korrik, para një pallati në bulevardin “Jane Sandanski”, i dyshuari po ia kthente ish-bashkëshortes dy fëmijët e mitur për të cilët kishin marrëveshje për kujdestarinë. Fillimisht ai ka këmbëngulur të ngjitej në banesë dhe të bisedonim dhe pasi e dëmtuara nuk e ka lejuar, i ka zënë rrugën para hyrjes dhe ka nisur ta godasë me grusht në pjesën e kokës, duke i shtrënguar qafën dhe duart. Thirrja e të dëmtuarës për ndihmë është dëgjuar nga tre taksistë, të cilët e kanë tërhequr të dyshuarin. Gruaja e sulmuar ka denoncuar ngjarjen në stacion të policisë”, thonë nga Prokuroria duke shtuar se i dyshuari me 4 gusht sërish e ka kërcënuar me vdekje 42-vjeçaren në vendin e saj të punës por edhe në banesën e pridnërve të saj.