Kërkohet ndalimi i lëshimit të ujit të ndotur bërthamor në det

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të enjten në një konferencë shtypi që pala kineze i kërkon përsëri palës japoneze të marrë parasysh shqetësimet e arsyeshme të bashkësisë ndërkombëtare e të popullit japonez, dhe të ndalojë planin e lëshimit të ujit të ndotur bërthamor në det.

Raportet se Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios konfirmoi ditët e fundit se uji i ndotur bërthamor që ruhej në termocentralin e parë bërthamor në Fukushima, kishte rrjedhur për shkak se ishte prishur tubacioni për transportimin e këtij uji.

Lidhur me këtë, zëdhënësi kinez vuri në dukje se legjitimiteti dhe siguria e planit për hedhjen e ujit të ndotur bërthamor në det janë vënë në pikëpyetje nga bashkësia ndërkombëtare. Rrjedhja e ujit të ndotur bërthamor që ruhet në termocentralin e parë bërthamor në Fukushima, ka përkeqësuar shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për menaxhimin e paaftë të Kompanisë së Energjisë Elektrike të Tokois, si edhe mbikëqyrjen joefektive të qeverisë japoneze., citon CMG.

Wang theksoi se pala kineze i kërkon përsëri palës japoneze të marrë parasysh shqetësimet e arsyeshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe të popullit japonez, duke hequr dorë nga plani i lëshimit të ujit të ndotur bërthamor në det. Japonia duhet të biseojë me sinqeritet me vendet fqinje dhe ta trajtojë ujin të ndotur bërthamor në mënyrë të përgjegjshme, duke pranuar mbikëqyrjen e rreptë ndërkombëtare.