Kërkohet dorëheqja e tij nga Bayern Munich, Tuchel thotë se nuk e ka ndërmend

Bayern Munchen pësoi një humbje dhe eliminim tronditës nga Kupa e Gjermanisë kur u mposht 2-1 nga Saarbrucken, skuadër që luan në divizionin e tretë në Gjermani.

Skuadra e Thomas Tuchel dëshiron të reagojë menjëherë pas disfatës së turpshme, teksa të shtunën është radha e Der Klassiker në Bundesliga.

Në prononcimin për shtypin përpara derit që zhvillohet në “Signal Iduna Park”, Thomas Tuchel deklaroi se nuk dorëzohet dhe nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

 

“Harrojeni dorëheqjen time, nuk kam arsye për ta bërë atë veprim. Sigurisht që humbja në Saarbrucken na zhgënjeu shumë, sepse kishim si objektiv fitimin e Kupës”.

“Duhet t’i lëmë mënjanë ndjenjat dhe ta harrojmë këtë disfatë. Por e dimë që do të duhet kohë që të na largohet kjo dhimbje”.

“Gjithsesi, ne po zhvillojmë një kampionat madhështor dhe do të shkojmë në Dortmund për fitore”, ka thënë Tuchel.