Edona James flet për të ardhurat financiare: I kam bërë milionat

Edona është njëra nga banoret shumë simpatike, e cila shpeshherë i bën të gjithë banorët për të qeshur.

Ajo me karakterin e saj shumë interesant e simpatik, ka fituar zemrat e gjithë publikut.

Shpeshherë e kemi parë Edonën duke rrefyer histori nga jeta e saj, me miqtë që ka bërë brenda shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa qëndron në oborr me Monikën, Bleron, Blerandon e Ledin, Edona fillon të tregojë se si ia ka dalë të arrijë financa të larta.

“Me “Reality Show”, i kam bërë milionat” – është shprehur Edona.

Ajo gjithashtu tregon se si të dalë nga Big Brother VIP Kosova 2, do të marrë pjesë menjëherë në një “Reality Show” tjetër. /Telegrafi/