Kërkesë e veçantë milionëshe nga Arabia Saudite për Barcelonën

BARCELONA, SPAIN - APRIL 04: The Barcelona logo is seen on a flag waving above the stadium prior to the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between FC Barcelona and AS Roma at Camp Nou on April 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Sauditët i ofrojnë 100 milionë euro në vit Barcelonës për t’i dhënë hua emrin e saj një skuadre në ligën vendase.
Sauditët janë çmendur dhe ndoshta duan të shohin nëse mund t’i blejnë të gjitha. Sipas një radioje katalanase, Barcelona ka marrë një ofertë të çuditshme dhe joreale nga liga e Arabisë Saudite.

Asaj iu ofrua shuma prej 100 milionë euro në vit, që t’i huazonte emrin e saj një skuadre në ligën vendase që do të quhej “Barcelona”.

Për momentin nuk dihet përgjigja e katalanasve, por duket se arabët nuk do të rrinë duarkryq për të blerë diçka që lidhet me futbollin.