Kërcënoi me jetë gruan e tij, arrestohet 33 vjeçari nga Debreshi i Gostivarit

Mbrëmjen e djeshme (16-mars) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB-Tetovës e kanë privuar nga liria 33-vjeçarin B.Z. nga Debreshi i Gostivarit, i cili një orë më herët kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij 30 vjeçare se e kishte kërcënuar me jetë pas një debati verbal me të. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për të sqaruar dhe dokumentuar rastin dhe do të përgatitej parashtresë adekuate.