Kërcënohet me jetë gazetarja nga Kumanova Almedina Ismajli

Personi me iniciale N.A. ka kërcënuar gazetaren e TV21, Almedina Ismajli.
Rasti është paraqitur në Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë, pasi gazetarja është kërcënuar direkt nëpërmjet telefonit nga ky person.
Reagimi ka ardhur pasi është transmetuar lajmi në TV21 dhe Ismajlin e kanë marrë në telefon duke i thënë një serë kërcenimesh për shkak se personit N.A. nuk i ka pëlqyer përmbajtja e lajmit.
SHGM-ja pritet të del nesër me informacione të reja.