Këngëtarët që nuk ishin aktiv gjatë vitit 2019

Viti 2019 mund të konsiderohet mjaft i suksesshëm, shumë hite të nxjerra nga këngëtarë të ndryshëm çoftë ne bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë qoftë bashkëpunime brenda kufijve shqiptarë.

Por një numër tjetër këngëtarësh kanë zhgënjyer fansat me aktivitetin e tyre në skenën muzikore gjatë vitit 2019.

Fillojmë me një nga emrat më të suksesshëm në muzikën shqiptare viteve të fundit, Flori Mumajesi, pas përfundimit të ‘Këngës Magjike 2018’ këngëtari kishte më shumë se gjashtë muaj që nuk solli ndonjë risi në muzikë.

Vonë u kuptua se këngëtari vuante nga disa probleme shëndetësore dhe kjo ishte arsyeja e mungesës së tij, pas tejkalimit të kësaj situate, ai paralajmëroi se do vjen me një seri këngësh dhe për më pak se dy muaj solli dy këngë: “Thjeshtë të du” dhe bashkëpunimin me Arilena Arën “Doja”.

Emër tjetër që u kishte munguar më shumë se një vit publikut shqiptar është Leonora Jakupi, këngëtarja pas shumë muajve larg muzikës, në korrik të vitit që lam pas solli me video-klip këngën “A m’ke harru”, video-projekti i vetëm për të në vitin 2019.

2po2 është tjetër artistë që i ka munguar adhuruesve të ‘hip-hopit’ me projektet e tij, mund të thuhet se ky është viti më pasiv i Besnikut në karrierën e tij shumë vjeçare, që nga bashkëpunimi ‘Borbardha’ me Capital T në mars të vitit 2019, ai nuk kishte publikuar ndonjë tjetër projekt.

E një vit më aktiv se të lart përmendurit nuk mund të thuhet se kishte as Genta Ismajli, këngëtarja e cila së fundmi ka konfirmuar lidhjen me biznesmenin turk Husen Usta, gjatë tërë 2019-ës ka punuar vetëm një këngë, ajo ‘Zjarr’ e publikuar në fund të marsit.

Këngëtarja e radhës që ka më shumë se një vit që ka lënë anash muzikën është Jehona Sopi, pas një kohe bukur të gjatë, ajo është kthyer në festivalin e ‘Këngës Magjike’ me këngën ‘Anej’ një nga materialet më të mira të këtij edicioni.

Pas kthimit në Londër dhe ftohjes së marrëdhënieve me disa anëtarë të ‘Baba Stars’ edhe Cozman ishte tërhequr për një vit na skena e muzikore. Për gjatë 12 muajve të fundit reperi kishte lansuar vetëm një këngë atë ‘You know me’ të publikuar në qershor të 2019-ës.

Edhe Baby G ka pak a shumë të njëjtën histori, reperja kishte probleme me labelin ‘On records’ arsye kjo pse u largua nga ta, pas largimit në fund të vitit 2018 kishte publikuar këngën ‘It’s me’ dhe gjatë tërë vitit 2019 kishte punuar për vetëm një këngën ‘Pretty Gangster’ bashkëpunim me ish të dashurin Lim Hoti të cilën e fshiu nga Youtube pas ndarjes nga ai.

Deri sa bashkëshorti i saj ishte mjaft aktiv edhe me mbrëmje muzikore edhe me këngë të punuara nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Miriam Canin, e vetmja këngë për të vitin 2019 është dueti me Alban Skenderaj ‘Duamë’, arsye e mungesës mund të jetë familja, kujtojmë se Miriam është shtatzëne sërish dhe është në pritje të fëmijës së dytë.

Ndryshe nga vitet e tjera viti 2019 nuk mund të quhet i suksesshëm për anëtarin e ‘Kaos’ Vig Poppan, edhe reperi hyn në listën e këngëtarëve jo aktiv, gjatë 2019-ës fansat e tij kishin mundësi të dëgjojnë vetëm një këngë nga ai, bashkëpunimi ‘Haram’ me Don Phenom është projekti i vetëm i Viganit për vitin 2019. /Lajmi.net/