Si pasoj e festës së ndërrimit të motive mjekët bëjnë të ditur se janë lënduar 105 persona dhe 29 të tjerë janë mjekuar si pasoj e dehjes nga alkooli
Irina Jurukov, Klinika e Toksikologjisë
“Gjatë natës së Viti të Ri, në Klinikën Universitare për toksikologji u mjekuan gjithsej 29 persona nga dehja e alkoolit. prej tyre, pacienti më ri ishte 14 vjeçar, kurse më i moshuari 63. Nuk ka pasur rritje të dozës me substancave psikoaktive dhe nuk ka pacientë ën komë. Të gjithë pacientët pas qëndrimit të disa orëve dhe trajtimit në Klinikë janë lëshuar në shtëpi.
Albert Lleshi, Qendra Emergjente
“Gjatë natës së mbrëmshme, në Qendrën Emergjente janë mjekuar 105 pacientë. Nga to, 7 pacientë janë lënduar në komunikacion dhe 3 janë me lëndime më të lehta nga mjetet piroteknike. 13 pacientë janë shtruar në Klinikë, 1 pacientë prej tyre u dërgua në spitalin e Qytetit ‘8 Shtatori’, me lëndim nga një objekt i mprehtë në zonën e qafës. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile”.