Ambasadorja amerikane Bërns uron për një vit të mbarë

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns në urimin e saj për Vitin e Ri tha se shpreson që 2020 të jetë një vit prosperues.
“Urimet festat nga ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut. E dij se sfidat serioze mbeten dhe se ka mbetur akoma për të bërë, por drejtimi është pozitiv dhe premtues. Me shpresë dhe optimizëm ju dëshiroj festa të gëzuara dhe një vit përparimtar, ku partneriteti ynë do të vazhdojë të zhvillohet”, thuhet në mesazhin e ambasadores amerikane, e cila ka numëruar të arriturat e vendit në planin e anëtarësimit në NATO dhe sfidat që janë përpara.