Kendall Jenner ekspozon barkun e tonifikuar me poza para pasqyrës

26 vjeçarja kohët e fundit u kthye në shtëpi në Los Angeles pas një aventure në Aspen për vitin e ri me familjen e saj.

Ditën e djeshme, modelja publikoi imazhe në Instagram teksa tregoi figurën e saj të përsosur, transmeton, lajmi.net.

Kendall vuri në pah fizikun e saj të tonifikuar veshur me një bluzë të kaltër dhe pantolla të shkurtër.

Pantallonat e shkurtra të përmasave të mëdha i zbuluan këmbët e bukura të modeles ndërsa kishte marrë pozë para pasqyrës në shtëpinë e saj.

Flokët e shkurtra i kishte lënë të drejta. Kendall së fundi ka pozuar për “Vogue” duke u vendosur në kopertinën e saj për numrin e radhës të muajit shkurt.

Ndryshe, modelja e pasarelave kaloi disa ditë pushime me familjen në një eksperiencë me ski duke rrëshqitur në dëbore.