Dua Lipa flet sërish rreth rrjeteve sociale dhe ankthit

Mediat sociale mund të jenë stresuese për ata që kanë një numër të vogël ndjekësish e lërë për ata që janë në qendër të vëmendjes, mund të jetë absolutisht mbizotëruese – kjo është arsyeja pse Dua Lipa thotë se u dorëzoi menaxherëve të saj kontrollin e llogarive.

Në një intervistë për “Vogue”, këngëtarja tha se nuk i drejton më llogaritë e saj në rrjetet sociale sepse kjo po i shkaktonte ankth, transmeton lajmi.net.

“Kisha ankth, unë isha si: Kjo nuk duhet të jetë mënyra se si po e përjetoj këtë përvojë një herë në jetë. Unë isha duke u ngatërruar me besimin tim. Isha shumë nervoze duke menduar se çfarë do thonë të tjerët. Unë do të hyja në intervista dhe njerëzit do të thoshin, ‘Si e trajtoni urrejtjen?’ Dhe unë jam si, ‘Urrejtja? Unë nuk urrehem, për çfarë po flet?’”, thotë ajo. “Ishte kaq herët sa njerëzit nuk u interesonte as të provonin të thoshin diçka të keqe”, ka thënë Dua.

Përvoja e Duas, nuk është unike. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që përdorin shpesh rrjetet sociale raportojnë nivele më të larta ankthi dhe çështje të tjera të shëndetit mendor.

Megjithatë, rrjetet sociale mund të jenë një forcë edhe për të mirë. U japin njerëzve zë, na ndihmon të qëndrojmë të lidhur e po ashtu na lidh me burimet thelbësore të shëndetit mendor. Me fjalë të tjera, ne kemi fuqinë t’i bëjmë mediat sociale një vend të shkëlqyeshëm për të gjithë – prandaj le ta bëjmë.

Rikujtojmë se në muajin dhjetor, Dua kishte folur për rrjetet sociale duke thënë se ka ndikuar në shëndetin e saj mendor duke e mërzitur dhe bërë të ndjehet jo mirë. Këngëtarja ka veçuar momentin kur është nominuar gjashtë herë për “Grammy”, duke treguar se si njerëzit kanë shkruar se nuk e meriton, po ashtu në videot e cila shfaqet duke kërcyer ku thonë se Dua nuk ka parë asnjëherë ndonjë skenë të kërcimit dhe të gjitha këto kanë ndikuar te këngëtarja./