Kejvina thyen heshtjen pas skandalit në BBVA: Nuk jam penduar kurrsesi, shpulla që qëllova nuk i shktaktoi dëm as plagë atij

Modelja Kejvina Kthella ka qenë një prej personazheve më të përfolur në media vetëm pak javë më parë.

Kjo pasi ajo u përjashtua nga spektakli i shumë shikuar, Big Brother VIP Albania, për shkak të thyerjes së rregullave.

Më saktësisht kjo ndodhi pasi në një nga mbrëmjet e spektaklit, Kthella kishte ushtruar dhunë fizike ndaj konkurrentit tjetër të programit – këngëtarit Luiz Ejlli.

Foto: Screenshot/Iconstyle

Megjithëse prej kohësh ka qëndruar e heshtur duke mos bërë dalje publike në televizione, apo rrjetet sociale – Kejvina vendosi që të thyente heshtjen mëngjesin e së premtes.

Ajo publikoi një shkrim duke thënë se nuk ndjen keqardhje që u largua nga spektakli i Big Brother VIP Albania, e aq më pak që hyri.

“Jeta vazhdon… edhe nëse ‘vdesim’…Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoji edhe mua të dilja prej asaj ‘çmendine’”, ka shkruar fillimisht Kejvina.

Tutje, Kthella theksoi se shuplaka e saj është hiperbolizuar aq shumë sa e ka krahasuar me bombën e Hiroshimës, gjersa i ka kërkuar publikisht falje fansave të saj dhe Luizit, por jo atij personalisht.

Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimes! Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë, dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm Fansave dhe Mbështetësve të Luisit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat”, ka shkruar Kejvina Kthella.

Foto: Kejvina Kthella/InstaStory