Motivet e këtij sherri nuk u bënë të ditura, por Einxheli së fundi ka folur lidhur me këtë ngjarje, shkruan lajmi.net.
E ftuar tek “Rudina”, Einxhel tha se i ka falur Kejvinën dhe Oriolën, duke shpresuar që edhe ato të mos kenë urrejtje.
“Unë jam shumë feministe, gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, nuk kam xhelozi për asnjë femër. Unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit. Do më dhimbseshin nëse do vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq”,
tha ndër të tjera ajo.
Ndërsa, pas kësaj deklarate ka reaguar Kejvina, e cila përmes një postimi në Instagram pretendon se Einxhel kishte ndërhyrë në një projekt të saj, për t’i prishur punë.
“Hahahaha moj Einxhel Shkira, ça na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtetë në ato budalliqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveçse të merresh me jetën e të tjerëve dhe të fusësh intriga e të
xhelozosh çdo gjë të bukur. Si të projekti im që ke futur hundët për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije, ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtete”, ka shkruar Kejvina. /Lajmi.net/