Çdo i 5-ti emigrant është i mitur!

Çdo i pesti emigrant që ka kaluar ilegalisht përmes rutës Ballkanike ka qenë i moshës së mitur. Kjo sipas Konventës Kombëtare të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ka rritur mundësinë e trafikimit me njerëz, raporton Alsat. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Siguri Kufitare dhe Bregdetare “FRONTEX”, në tri vitet e fundit gjatë kalimit ilegal të kufijve prej 39.875 refugjatëve të monitoruar 1.689 persona janë trafikuar. Prej tyre 87 janë ankuar për krim dhe përdorim dhune, shumica nën moshën 18 vjeç. Vala e re emigrantësh që kaploi vendin, sipas profesoreshës Mitrevska, erdhi pas thirrjes së Kancelares Gjermane Angela Merkel, për hapjen e tregut të punës në Gjermani për 1 milion kuadër profesional.