Atmosfera elektrizuese që PINT dhuruan në MTLK Club

PINT ndezin skenën e “MTLK CLUB”!

Muzikë të mirë, vallëzim e super atmosferë është ajo çfarë po ofron çdo fundjavë “MTLK Club”, i cili po dëshmon se është njëri ndër vendet më të frekuentuara nga të rinjtë të cilët duan të ç’lodhen në fundjavë.

Të premte e 13 dhjetorit, ky klub u elektrizua nga atmosfera që e krijuan artistët e super labelit PINT, të cilët janë ndër me të pëlqyerit nga publiku.

Hapjen e kësaj nate e bënë të rinjtë e këtij labeli, Lluni, Blleki dhe SamAutomatik, të cilët bën që i gjithë publiku të këndoj bashkë me ta.

E pas tyre u erdhi radha dy artistëve të cilët shquhen për muzikën më të mirë në skenën tonë muzikore sa i përket këtij zhanri, Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Anëtarët e shtëpisë së hiteve PINT, për #gjesi u shprehën të kënaqur nga publiku i qytetit të Gjakovës.

Mc Kresha me këtë rast ka disa fjalë për publikun dhe reperët e sapoardhur në këtë label.

Ndërsa reperi Lluni cili hyri fuqishëm në skenë, tha se është duke punuar për albumin e tij më të ri.

Pos albumit “USA” i cili u publikua në shkurt të këtij viti e projekteve shumë të suksesshme që pasuan pas tij,  Kresha dhe Festimi treguan se janë duke punuar pa ndalë edhe për projektet që do të vijnë shumë shpejt.

Vitin 2019 labeli PINT po e përmbyllin me anëtarë të rijnë, suksese të mëdha sa i përket muzikës, albume e këngë të cilat u shndërruan në hite menjëherë pas publikimit, sukses ky i cili pa diskutim është përmbushje profesionale për artistët.

Performanca e PINT në MTLK Club do të mbahet gjatë në mend, por që sezona dimërore nuk përfundon me kaq pasi për fundjava drejtuesit e këtij klubi i kanë siguruar artistët më të mirë shqiptar.