Kawhi Leonard, fitues i çmimit ‘Kobe Bryant MVP’

Kawhi Leonard u bë basketbollisti i parë që fiton çmimin e emëruar ‘Kobe Bryant MVP’ të dielën në ndeshje e All-Star.

Çmimi MVP për ndeshjen All-Star të NBA u riemërua të shtunën për të nderuar legjendën e basketbollit. Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ishin në mesin e nëntë personave të vrarë kur helikopteri i tyre u rrëzua në 26 janar.

“Kjo do të thotë shumë për mua. Fjalët nuk mund ta shpjegojnë atë që ndjej”, tha Leonard, i cili fitoi për herë të parë në karrierë këtë çmim, përcjell lajmi.net.

“Dua të falënderoj Kobe për gjithçka që ka bërë për mua. Të gjitha bisedat e gjata dhe stërvitjet, kjo është për të”, përfundoi ai.

Ylli i Clippers realizoi 30 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime në fitoren e Ekipit të LeBron 157:155 ndaj Ekipit të Giannis.