Katica Janeva, Fatime Fetai, Sulejman Rexhepi po “shqyrtohen” nga antikorrupsioni

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në seancën e sotme  ka vendosur  të fillojë procedurë kundërvajtëse për ish prokurorët e PSP-së, Katica Janeva, Fatime Fetai, Elizabeta Josifoska, Lile Stefanova, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Stevço Donev, Trajçe Pelivanov, Artan Ajro dhe Lubomir Lape, sepse, siç thonë nga Komisioni, vazhdimisht kanë marrë  të ardhura  plotësuese (kompensime) dhe për të njëjtën  pas tejkalimit të vlerës prej 20 pagave mesatare  nuk kanë paraqitur ndryshim  të gjendjes pronësore me çka kanë vepruar  në kundërshtim me Ligjin për parandalim të korrupsionit.

“Sipas planit vjetor për ndjekje të gjendjes pronësore dhe ndeshje të interesave të KSHPK-së  lëndë e kontrollit janë  listat anketuese të ish prokurorëve të PSP-së. Në procedurën  për konfirmim të  gjendjes faktike Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korupsionit  ka mbledhur të dhëna nga Ministria e Financave  nga të cilat ka konstatuar se  ish prokurorët  e PSP-së  vazhdimisht kanë marrë të ardhura shtesë (kompensime) dhe  pas tejkalimit të vlerës prej 20 pagave mesatare  nuk kanë paraqitur ndryshim të gjendjes pronësore me çka kanë vepruar  në kundërshtim me  nenin 85 të LPKNI. Duke u nisur nga citimet e KSHPK përfundoi për fillimin e një procedure kundërvajtëse për personat në vijim Katica Janeva, Fatime Fetai, Elizabeta Josifovska, Lile Stefanova, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Stevço Donev, Trajçe Pelivanov, Artan Ajro dhe Lubomir Lape”, informojnë nga KSHPK.

Komisioni në seancën e sotme të 29-të në bazë të njohurive të fituara ka vendosur edhe të hapë lëndë me vetiniciativë në lidhje me citimet për dyshim të  veprimit joligjor  të bashkëpunëtorit të jashtëm  për çështje nga fusha e  sportit  të kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Daniel Dimevski, i cili në përbërje të  bashkëpunëtorit të jashtëm dhe drejtues i personit  juridik  Turd Olimpik SHPK Shkup fitoi statusin e qiramarrësit të QRS “Kale”, me çka në rolin  e bashkëpunëtorit të jashtëm  ka fituar  interesa private  me çka e ka dëmtuar  buxhetin e RMV-së.

Në bazë të njohurive të fituara nga mediat  për fluks të dukshëm të donacioneve vendore dhe të huaja  gjatë gjendjes së jashtëzakonshme siç ka  informuar edhe më parë, KSHPK ka vendosur të ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të mbledhjes  së informatave relevante për mënyrën në të cilën shfrytëzohet  ndihma e ndarë e huaj dhe vendore. Gjithashtu KSHPK  ka formuar edhe lëndë  me vetiniciativë për hulumtim  të mjeteve të parregjistruara për dezinfektim  të cilat janë hasur në përdorim.

Komisioni Antikorruptues informon se vazhdon pas   veprimit të tij  për lëndën e  formuar  pas kërkesës gjoja për dyshim  në veprimin joligjor të   kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame.